Transmetuar më 02-07-2020, 09:13

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, 50.000 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Covid Tracking Project, infeksionet e reja arritën në 52.982.

Ndërkohë një ditë më parë u raportuan 44 mijë raste, në 24 orë. Shtimi i rasteve të reja, vjen pak ditë pasi virologu Anthony Fauci, paralajmëroi rrezikun e arritjes së 100 mijë rasteve të reja në ditë.

Nga ana e tij Presidenti Donald Trump i ftoi qytetarët që të mbajnë maskë, në mënyrë që të ndihen më të qetë dhe mbrojtur.

Deri më tani në SHBA numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 130.798, ndërsa i të infektuarve në 2.779.953. /a.y/noa.al