Transmetuar më 02-07-2020, 10:46
Myslym Murrizi

Një ditë pas dorëzimit të draftit të reformës zgjedhore në Kuvend, deputeti i opozitës parlamentare, Myslym Murizi, foli për pazar.

Nga seanca e sotme parlamentare, ai deklaroi se ka mësuar në mënyrë të njëanshme, pa u mbledhur Komisioni i Reformës Zgjedhore, “Në mënyrë të fshehtë si në 17 maj, në 12.00 të natës, qenka dorëzuar në Komitet Qendror një draft i njëanshëm i pazarxhinjve i 21 prill të 2008. Zoti Balla, nëse ju shkon në mend ty dhe Ramës, Bashës dhe Kryemadhit që i keni marrë paratë shqiptarëve, për të bërë një ligj në Kuvend me votat e pista, e keni gabim! Këtë gjellë qensh që është gatuar para 12 vitesh, do ua hedhin në sy shqiptarët. Deputetë sharlatanë, dhe kryetarë bashkish që akuzojnë të tjerët që shiten e blihen, janë pjesë e kësaj loje. Ju garantoj se s’do të merrni asnjë vote këtej. Lërini lojërat e pista”.

Ai kërkoi që të ndalet vota e pistë, pasi shqiptarët kërkojnë zgjedhje.

Sipas tij, ka ardhur koha që të hiqet dorë nga loja e pistës dje “Pisllëqet e atyre që ju akuzojë juve ditën dhe filtrojnë me ju natën, s’mund të jenë në këtë sallë”. /a.y/noa.al