Transmetuar më 02-07-2020, 11:30
Foto ilustruese, doza droge

Një djalë dhe një vajzë në Tiranë, janë kapur me lëndë narkotike të llojit heroinë, gati për tu shpërndarë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, bëri arrestimin e të dyshuarve.

Mbrëmjen e së mërkurës, u vu në pranga K. H., 36 vjeç si dhe u procedua penalisht 30-vjeçarja L. R.

Ndalimi i tyre u bë pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë kontrollit fizik, policia iu gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11 gramë lëndë narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al