Transmetuar më 02-07-2020, 12:07

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një konferencë për mediat ditën e sotme lidhur me përfundimin e vitit shkollor, shprehu si shqetësim notat fiktive në shkollën e mesme.

Shahini deklaroi se të rinjtë duhet të kuptojnë që kopjimi nuk i bën mirë askujt.

“Përkundër një banaliteti të një protestë që u nxit nga opozita, provimi i Gjuhë Letërsisë ishte me standardet më të larta ndërkombëtare. Personat janë të trajnuar shumë mirë nuk kemi dilemë për modelin që do të ndjekim. Organizatat do të punojnë që mësuesit një kenë një tjetër komunikim me nxënësit. Vitin tjetër na pret një tjetër punë intensive.

Kemi problem me fiktivitetin e notës në shkollën e mesme. Nxënësit me notën 10 në shkollën e mesme nuk arrijnë që në shkollën e lartë të mbajnë të njëjtën ritëm. Ka një dallim shumë të madh, pasi në provime kanë marrë 6”, u shpreh Shahini.

Ajo shtoi se mbivlerësimi për nxënësin është i dëmshëm dhe se në fund të vitit tjetër shkollor do të rishikohet edhe pesha e notës. /a.y/noa.al