Transmetuar më 02-07-2020, 12:50
Foto ilustruese

Dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar u ekstraduan nga Greqia, si rezultat i bashkëpunimit të Zyrës së Interpol Tirana, ndërsa një tjetër u ekstradua nga Italia.

I ekstraduari i parë Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i dënuar nga Gjykata e Pukës, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u ekstradua nga Greqia Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

I ekstraduari nga Italia është Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”. /a.y/noa.al