Transmetuar më 02-07-2020, 13:57

Mes dy rasteve të reja të të infektuarve të konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit, njëri është një i burgosur.

Mësohet se i burgosuri ishte kthyer së fundmi në burg, pasi kishte qenë në arrest shtëpie, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Dyshohet se ai është infektua nga kontaktet familjare, teksa vijon testimi i rrethit të tij të afërm, por edhe të burgosurve të dyshuar.

Ndërkohë e infektuara e dytë është një grua 45 vjeçe, e cila kishte qenë e shtruar në spitalin e Beratit.

Për shkak të shfaqjes së simptomave të Covid-19, gruaja i është nënshtruar tamponit, prej të cilit ka dalë pozitive.

Në orët e fundit në gjithë vendin janë shënuar 82 raste pozitive, nga 368 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Teksa numri i viktimave ka shkuar në 69, në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 387; Durrës   203; Shkodër 152; Vlorë 110; Fier 51; Lezhë 45; Korçë 28; Kukës 19; Elbasan 16; Berat 8; Dibër 8 dhe Gjirokastër 7. /a.y/noa.al

Covid-19 shkakton tre viktima të tjera, shkon në 69 numri i të vdekurve

Rekord të prekurish me koronavirus, shënohet dita e dytë me 82 infektime/ 3 viktima në orët e fundit