Transmetuar më 02-07-2020, 14:28
Selami Simsek

Të akuzuarit si mbështetës të lëvizjes së Fetullah Gylen, Selami Simsek, i është refuzuar kërkesa për azil në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare i kanë refuzuar kërkesën për azil, turkut i cili në muajin mars u dënua me një vit burg nga Gjykata e Tiranës, për tu liruar në Apel.

Dënimi ndaj tij u dha nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Me refuzimin e fundit i hapet rruga ekstradimit, pasi drejtoria e Azilit konstaton se nuk ka dokumente që të provojnë se Simsek i rrezikohet jeta.

Selami Simsek u arrestua në 8 qershor 2019, bashk me Harun Çelik në aeroportin e Rinasit, në tentativë për të udhëtuar drejt Kanadasë me dokumente false.

Kjo bëri që të arrestohet për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”. /a.y/noa.al