Transmetuar më 02-07-2020, 14:38

Plot 1600 punonjës policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në zonat turistike dhe ato bregdetare.

Efektivët e angazhuar nga Sektori i Rendit Publik, Sektori për Krimet, Policia Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Kufirit e Migracionit.

Në dispozicion të këtyre forcave do të jenë 180 mjete, autovetura, furgonë, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nëpërmjet një telegrami, u ka kërkuar të gjithë strukturave policore angazhim maksimal për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rritjen e parametrave të sigurisë në zonat turistike, në plazhe, parandalimin e aksidenteve rrugore, ndërhyrjen në kohë  të shërbimeve të policisë për të parandaluar ngjarjen të mundshme kriminale apo për të normalizuar trafikun në raste fluksi.

Gjithashtu, shërbimet e policisë duhet të mbajnë maskat, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të qytetarëve, pasi duke marrë parasysh shifrat e të prekurve nga virusi, duhet vlerësuar edhe kjo masë shumë e rëndësishme. /a.y/noa.al