Transmetuar më 02-07-2020, 15:37

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Gjekson Pusin.

Ky i fundit drejtonte makinën në të cilën udhëtonte Viktor Marku, i akuzuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës.

I riu 25-vjeçar njhet si mik i ngushtë me Markun, dhe po ashtu është edhe autori i dyshuar që qëlloi në drejtim të kushëririt të deputetit të PS, Fatjon Harusha.

Për vrasjen e Billës janë arrestuar Viktor Marku, Sebastjan Mali dhe Adjola Lakra. /k.k/noa.al/