Transmetuar më 02-07-2020, 16:32

Struktura e Posaçme Antikorrupsion kërkon sekuestrimin e disa pasurive të Emiljano Shullazit.

Dosja e SPAK-ut është dorëzuar në gjykatë, teksa edhe Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar justifikimin e pasurive të Shullazit.

Ndër pasuritë janë pjesa të ish-hotel Vollga, në Durrës, konkretisht 749.6 m2 truall dhe 1mijë e 129.39 m2 ndërtesë.

Po ashtu SPAK kërkon të sekuestrohet deri në justifikim e burimit të krijimit edhe mjeti në pronësi të Shullazit një mercedez benz model AMG 65.

Çështja në ngarkim të Shullazit është aktualisht në Apel, pasi në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë këta të pandehur, duke dënuar Emiljano Shullazin, me 14 vite burgim, Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg. /k.k/noa.al/