Transmetuar më 02-07-2020, 16:41

Amir Shkrela është i riu shqiptar që u arrestua një ditë më parë nga autoritetet e Britanisë së Madhe.

27-vjeçarit iu gjet një shumë prej 181 mijë paund, dhe akuzohet për pastrim prash dhe trafik droge.

Në momentin që është ndaluar, Shkrela kishte në dy çanta me para, ndërsa kishte edhe një mjet identifikimi fals, me fotografi të tij.

Shqiptari ishte subjekt i një hetimi nga Partneriteti i Krimit të Organizuar (OCP) kundër krimit të organizuar.

Shkrela posedonte drogë të cilësisë së parë, dhe është dënuar me katër vite burg. /k.k/noa.al/