Transmetuar më 02-07-2020, 17:21

Në fillim të muajit mars përfituan leje të veçantë 3 mujore, për shkak të situatës së shkaktuar nga përhapja e Covid 19, por pas afatit shumica e të dënuarve janë rikthyer sërish në qeli.

Zyrtarisht Drejtoria e Burgjeve tha se me datë 1 korrik ripranuan në institucionet e vuajtes së dënimit 164 persona në konflikt me ligjin.

Një i dënuar u trasferua në spital, pasi rezultoi pozitiv me Covid 19.

Zyrtarët thanë se të dënuarit e tjerë që lanë qelitë dhe qëndruan në ambjentet e shtëpive tyre gjatë kohës kur vendi ishte në karantinë, duhet të rikthehen deri më datë 18 korrik.

Në të kundërt ata do të merren në hetim për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Pak ditë pasi në Shqipëri u konfirmua rasti i parë me koronavirus. Ministria e Drejtësisë hartoi një akt normativ, me fuqinë e ligjit, duke iu dhënë mundësi të dënuarve për vepra të lehta penale, atyre më sëmundje kronike apo të moshuarve të liroheshin me leje 3 mujore, por gjithmonë duke respektuar në mënyrë rigoroze rregullat e karantinës.

/NOA.al