Transmetuar më 02-07-2020, 17:24

Italia ka ekstraduar nga Gjermania 12 persona të dënuar, mes tyre edhe tre shtetas nga Shqipëria.

Ata ishin dënuar nga drejtësia e vendit fqinj për vepra të ndryshme penale.

Të ekstraduarit shqiptarë janë, Eduart Markola, 39 vjeç, i dënuar me burg nga Gjykata e Piacencës për trafik ndërkombëtar droge.

Elijon Beqiri, 38 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Bolonjës për trafik lëndësh narkotike.

Ramiz Smajlaj, 62 vjeç, kosovar i dënuar nga Gjykata e Apelit të Aquilas për trafik ndërkobmëtar droge i duhet të kryej dhe 2 vjet e 8 muaj burg.

Gezim Beqiri 30 vjec, i cili identifikohet si serb, ehe pse emri i tij është kosovar, i dënuar për grabitje. /k.k/noa.al/