Transmetuar më 02-07-2020, 17:28

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Durrës.

Ngjarja është raportuar përpara një hoteli, në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia nuk ka gjetur asgjë, përveç pesë gozhojave.

Nuk dihen autorët apo arsyeja e të shtënave, teksa po hetohet nga autoritetet përkatëse. /k.k/noa.al/