Transmetuar më 02-07-2020, 17:35

Akademiku i njohur ka ironizuar autoritetet me menaxhimin e situatës së Covid-19, në vendin tonë.

Artan Fuga, përpos shifrave në rritje të viktimave dhe të prekurve, "ministria e shëndetit publik njofton për shtim të të infektuarve dhe për të vdekur në spital, kushedi sesa vdesin në shtëpi, do të tmerrohemi ndofta ndonjë ditë poqese e marrim vesh", – kurse, nga ana tjetër, – ai thotë se "ministria e Arsimit urdhëron që pikërisht këto ditë të bëhet gjoja fushata për zgjedhjet në universitete, ku do të duhen të mblidhen pedagogë e studentë të infektojnë njeri tjetrin."

"A ka ministri të çmendurisë në këtë vend?"

"A duhet për pushtet të prodhohen vdekje?"

"Ja vdekje ja liri, apo ja vdekje ja pushtet ?", – janë pyetje që shtron Fuga, duke pretenduar se po tentohet të vritet rinia dhe inteligjenca shqiptare.

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Ja Vdekje ja Pushtet !!!

Si është e mundur kjo batërdi, ky krim, kjo çmenduri?

Ministria e shëndetit publik njofton për shtim të të infektuarve dhe për të vdekur në spital, kushedi sesa vdesin në shtëpi, do të tmerrohemi ndofta ndonjë ditë poqese e marrim vesh,

kurse Ministria e Arsimit urdhëron që pikërisht këto ditë të bëhet gjoja fushata për zgjedhjet në universitete, ku do të duhen të mblidhen pedagogë e studentë të infektojnë njeri tjetrin!

A ka ministri të çmendurisë në këtë vend?

A duhet për pushtet të prodhohen vdekje?

Ja vdekje ja liri, apo ja vdekje ja pushtet ?

A ka kod Penal?

A ka më arsye në këtë vend?

Kush dëshiron ta vrasi rininë dhe inteligjencën shqiptare?

/NOA.al