Transmetuar më 02-07-2020, 17:37

Policia e Durrësit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme pranë një hoteli, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se një person i identifikuar me emrin Alvaro Strefi, ka qëlluar në ajër me armë pas një konflikti të çastit.

Për ngjarjen janë shoqëruar në polici disa persona që u përfshinë në sherr, si edhe është vënë në ndjekje autori që qëlloi me armë.

Nuk dihen shkaqet e konfliktit në lagjen 13, tek Ura e Dajlanit. /k.k/noa.al/

Kërcet arma në Durrës, gjenden gëzhoja në vendin e ngjarjes