Transmetuar më 02-07-2020, 18:05

Një aksident automobilitik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Shoferja e një veture ngjyrë të bardhë duket se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurat e rrugës në aksin Elbasan-Peqin.

Nga pamjet shihet makina e saj, e dëmtuar rëndë. Por fatmirësisht shoferja nuk ka pësuar dëmtime. Ajo qëndroi e izoluar në makinë, derisa mbërritën forcat e rendit.

Nga përplasja e fortë mësohet se është bërë fillimisht e pamundur hapja e derës së shoferit, prandaj edhe gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur,  mbeti e bllokuar për disa minuta brenda makinës së saj.

Pas mbërritjes së policisë, e cila ka bërë të mundur hapjen e dyerve, shoferja është transportuar me ambulancë për në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/NOA.al