Transmetuar më 02-07-2020, 19:15
Një 21-vjeçare nga Britania e Madhe mbeti e tmerruar nga rezultati i operacionit të buzëve.
Ajo që përfitoi në përfundim ishin buzë të deformuara, dhe jashtë pritshmërive të saj.
Fytyra e saj u enjt aq shumë, sa që ajo ndiente dhimbje tepër të mëdha. Por mjekja që realizoi ndërhyrjen e qetësoi duke i thënë se këto simptoma janë normale në javët e para pas ndërhyrjes.
Olivia thotë se për javë të tëra si pasojë e dhimbjeve nuk ka fjetur.
Duke shtuar se është penduar që vendosi të bëjë një ndërhyrje, ku në fakt një gjë të tillë nuk është se e kishte të domosdoshme. /k.k/noa.al/