Transmetuar më 02-07-2020, 19:30

Një i dënuar që ishte lënë i lirë të shkonte pranë familjes, por me kushtin që të rikthehej pas përfundimit të lejes, është zhdukur në drejtim të paditur.

Ai është Ertigen Alla, që po vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel për disa vepra penale.

Në bazë të afatit ligjor të lejes, ai duhet të ishte rikthyer në datën 25 qershor, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Autoritetet policore kanë shkuar edhe në banesën e tij por aty kanë gjetur vetëm prindërit e tij.

Ka dyshime se gjatë kohës që qëndronte i lirë me leje ka kryer edhe krime të tjera.

Atij i kishte mbetur për të shlyer edhe më pak se 1 vit dënim. /k.k/noa.al/