Transmetuar më 02-07-2020, 21:10

Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është filmuar duke kërcënuar me armë një familje me ngjyrë në një konfrontim për një vend parkimi.

Ngjarja tronditëse ndodhi në një park makinash në Orion Township, Michigan.

Video shokuese, tregon qartë sesi gruaja përballë kërcënon me një pistoletë në Takelia Hill vajzën 15-vjeçare Makayla, në një parkim jashtë një restoranti.

Vajza thirri të ëmën, por incidenti nuk u ndal.

Sjellja e gruas ka ndezur edhe tepër debatet në SHBA, për mënyrën sesi trajtohen njerëzit me ngjyrë. /noa.al/