Transmetuar më 02-07-2020, 21:40

Simboli i komunizmit po ringjallet çdo ditë e më tepër.

Kështu është pretenduar sot, nga një takim pranë Kuvendit, mes kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit dhe ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçit.

Me grushtin herë lart dhe më pas duke e ulur për të përshëndetur njëri-tjetrin, ata duke përfituar nga Pandemia, thanë, ndoshta me shaka, se gjetën rastin të riktheheshin te simbolet e vjetra.

Kështu të paktën pretendoi fotografi që i nxori në foto.

Skënder Gjinushi, ish-kreu i Kuvendit të Shqipërisë, kujtojmë se karrierën politike e nisi në kohën e komunizmit, madje e gjeti periudha e ndryshimeve në ’90 edhe ministër Arsimi.

Ai i mbijetoi ndryshimeve dhe pasi mbylli karrierën politike, sot drejton Akademinë e Shkencave.

Bledi Çuçi e ka nisur vonë karrierën politike, por duket se ka pasur miqësi me drejtuesit e hershëm të së majtës, sikurse me kryeministrin Rama, që i besoi edhe postin e lartë në qeverisje.

/NOA.al