Transmetuar më 02-07-2020, 22:21

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, ka folur sonte lidhur me ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku një grua dhe vajza e saj u gjetën pa jetë në banesë, ndërkohë që vajza tjetër e familjes është në spital në gjendje të rëndë.

Jaupaj tha se nga këqyrja e trupave ka shenja të mosushqyerjes gjatë ditëve të fundit. “Policia ka dhënë njoftim paraprak se ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk ka kontakt me motrën prej dy ditësh dhe me dy mbesat. Është njoftuar menjëherë zjarrfikësja, dhe ne pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja e derës.

Sapo hynë zjarrfikësit konstatuan të zonjën e shtëpisë, pra të ëmën, të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike iu dha ndihma e parë dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije, vajza tjetër. U krijua grupi hetimor. Po kryhen veprime në vendin e ngjarjes. Paraprakisht eksperti mjeko-ligjor komunikoi se mund të jenë vetëflijuar. Hetimet po vazhdojnë. Jemi në hetime intensive.

Mendohet për një vetëflijim. Për këtë po grumbullojmë të gjitha materialet. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Të dyja vajzat kanë qenë të arsimuara. Kanë mbaruar shkollën e lartë, por të papuna. Shihet se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit”, u shpreh Jaupaj.

Çfarë ndodhi në Tiranë