Transmetuar më 02-07-2020, 22:41

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e gruaje dhe një vajze, nënë e bijë tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.

Një prej banoreve në pallatin ku janë gjetur të vdekura, tha se kishte ditë që nuk i kishte parë. Sipas gruas, vajzat kishin mbetur pa punë pas pandemisë.

Dilnin nga banesa. Punonte e zonja. Bënte pazar. Kur kanë ardhur në Tiranë kishte vdekur bashkëshorti. Kisha ca ditë që nuk i kisha parë.

Ka vetëm dy vajza. Secili shikon hallet e veta pavarësisht se jetojmë në një pallat. Ka një motër në pallatin tjetër. Sa ishin në punë ishin mirë por si të gjithë të tjerët po vuajnë me rastin e pandemisë”, tha banorja.

Zhaneta Josifi dhe vajza Anisa Josifi u gjetën të pajeta mbrëmjen e kësaj të enjteje në banesën e tyre.

Ndërsa vajza tjetër, Blerta, është në gjendje kritike për jetën në spital. Ato dyshohet të jenë vetëflijuar. /noa.al/