Transmetuar më 02-07-2020, 23:19

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me ngjarjen sot në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër e familjes Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Balkanweb shkruan se 33-vjeçarja Anisa Josifi dyshohet të ketë humbur jetën 5 muaj më parë, pasi prej asaj kohe nuk ka kontaktuar me asnjë familjar dhe të afërm.

Detaj horror është fakti që për të mos u dekompozuar, nëna dhe motra, besimtare sekti fetar, dyshohet se ia lyenin trupin me një solucion për ta ruajtur nga dekompozimi dhe e mbulonin me kuvertë dhe batanije. Ato besonin tek ringjallja pas vdekjes, ndaj edhe e ndërmorën aktin e rëndë.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi ka qenë në gjendje kritike për jetën por ka mundur të flasë për punonjësit e policisë që ranë në kontakt me të.

“Ju nuk e dini çfarë sakrificash kemi bërë ne për të arritur ringjalljen”, është shprehur ajo.

Më poshtë video nga vendngjarja…