Transmetuar më 03-07-2020, 10:13
Nena dhe dy vajzat

Një ngjarje tronditëse u zbulua mbrëmjen e kësaj të enjteje, në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një nënë dhe vajza e saj u gjetën të vdekura, në banesë, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Viktimat dhe vajzën që po trajtohet në spital, mund ti shihi në fotografi, nëna Zhaneta Josifi dhe dy vajzat Anisa Josifi dhe Blerta Josifi.

Anisa Josifi dyshohet se kishte gjetur vdekjen prej thuajse dy javësh pasi trupi kishte nisur të dekompozohej.

Ndërkohë Zhaneta dhe Blerta e kishin lyer trupin me vaj për të mos u dekompozuar.

Blerta mësohet të jetë shprehur në polici “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen e saj”.

Policia tha zyrtarisht pwr ngjarjen se: “Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZhJ., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.”/a.y/noa.al