Transmetuar më 03-07-2020, 11:15

Të enjten pasdite, në spitalin Infektiv u shtrua si i prekur me koronavirus një foshnjë 2 muajsh, duke shënuar kështu pacientin më të vogël qysh nga nisja e pandemisë.

Foshnja i prekur nga Covid-19 ndodhet nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën, prej së cilës rezulton se është infektuar.

Shefja e pediatrisë në QSUT, Gjeorgjina Kuli, tha për mediat ditën e sotme, se të mërkurën u shtrua një fëmijë dy muajsh me pneumoni.

“Si fëmija ashtu edhe nëna janë hospitalizuar, sepse fëmija duhet të ushqehet me gji për shkak të moshës. Për momentin gjendja është e stabilizuar. Nga mbrëmë nuk kanë patur temperaturë, e cila ka qenë nën kontroll. Jemi në pritje të vazhdimit të ecurisë me shpresë se çdo gjë do të shkojë mirë”, u shpreh Kuli.

Ndërkohë qysh nga nisja e pandemisë, mjekja bëri me dije se janë 110 fëmijë të prekur nga koronavirusi dhe aktualisht mes tyre janë 25% raste aktive. /a.y/noa.al

Shënohet numri më i lartë i infektimeve i të gjitha kohërave, 90 raste të reja në orët e fundit

Koronavirusi iu merr jetën tre pacientëve, shkon në 72 numri i viktimave