Transmetuar më 03-07-2020, 11:37

Një person me rekorde të theksuara kriminale është shpallur në kërkim, si i dyshuar për ekzekutimin e dy vëllezërve Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia, në 27 prill në Durrës.

Bëhet fjalë për Talo Çelën, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së dy vëllezërve.

Çela është edhe një nga të akuzuarit për supergrabitjen në aeroportin e Rinasit, ku u morën 4.6 milionë euro.

Dyshohet se Talo Çela kishte dyshime se vëllezërit Haxhia, informacion se ku fshihej shuma e parave ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas, ku pasi kanë refuzuar që ta tregojnë, dyshohet se ka organizuar ekzekutimin.

Talo Çela rezulton i shpallur në kërkim qysh prej grabitjes së 9 prillit 2019, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj. /a.y/noa.al

Vrasja e vëllezërve në Durrës, zbulohet shkaku i krimit

I riu që zbardhi vrasjet në Durrës, zbulon të shkuarën kriminale të njërit prej vëllezërve Haxhia

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës çon në zbulimin e një tjetër ngjarje

Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, arrestohen dy persona si autorë të dyshuar

Zbulohet SMS-ja që nxori në pritë dy vëllezërit në Durrës, pista ku po hetohet

Skema 3D/ Si u vranë dy vëllezërit Haxhia në Durrës