Transmetuar më 03-07-2020, 12:30

“Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë Vuçic, mund të shkojë edhe në Hënë por në fund do të ulet me ne! Autoritetet e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo nuk e njeh ai është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet dhe me ne në Tiranë që do të mbështesim deri në fund, Prishtinën. Por dhe këtu ka një por shumë të madh, përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, njëra barrikadimi, tjetra përballimi”.

Kështu tha Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat me homologun e Kosovës, Avdullah Hoti, pas pyetjes se Aleksandër Vuçiç nuk do e njohë kurrë Kosovën dhe se me perëndimin nuk do të negociojë asnjëherë për shqiptarët.

Pas anulimit të takimit në Uashington, Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, paralajmëroi se shumë shpejtë do të ketë një takim për çështjen e dialogut.

“Ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve. Dialogu zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi dialoguar për normalizim të marrëdhënieve tregtare, të diplomave, por tani po dialogojmë për njohje reciproke. Kjo është e para. Ky dialog mbështetet nga BE dhe SHBA. Kam dëgjuar gjatë kësaj kohe se sikur ka një konkurrencë mes SHBA dhe BE rolin e të dyjave unë e shikoj komplementare”, tha Hoti. /a.y/noa.al

Rama në konferencë me Hotin: Mbledhja e dy qeverive, në shtator

Vizat për Kosovën, Rama: Turp për BE! Njehsim dokumentesh për mallrat në dogana

Pallati Brigadave – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti🇽🇰🇦🇱

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 3 juillet 2020