Transmetuar më 03-07-2020, 12:45

Nënë e bijë të cilat u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Kombinat, Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, dyshohet se u vetëflijuan për tu ringjallur, siç sipas tyre parashikonin udhëzimet e një sekti fetar.

Është kjo ajo që është zbuluar nga hetimet e kryera për ngjarjen e zbuluar në banesën në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, këtë të enjte, ku krahas dy viktimave u gjet në gjendje të rëndë edhe 34-vjeçarja Blerta Josifi, vajza tjetër e Zhanetës.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e Anisa Josifit, rezulton se ajo kishte vdekur prej së paku një viti dhe trupi ishte mumifikuar.

Kjo pasi e ëma dhe motra e lyenin me vaj dhe uthull, për të mos lejuar dekompozimin si dhe e kishin mbuluar me batanije.

Anisa Josifi u gjet e vdekur në krevat në dhomën e saj, ndërsa nëna në dhomën tjetër në dysheme. Në gjendje të rëndë u gjet 34-vjeçarja, e cila gjatë marrjes në pyetje dha detajet e para të asaj që kishte ndodhur.

Vajza e mbijetuar Blerta Josifi mësohet se është shtruar në psikiatri, apo spitalin nr.5, siç njihet ndryshe.

E reja ka thënë se bashkë me të ëmën kishin 40 ditë pa ngrënë, pasi donin të provonin ringjalljen.

Familja Josifi njihej si praktikante fanatike sekti fetar teksa kryefamiljari i ndarë nga jeta disa vite më parë, njihej si themeluesi i këtij sekti në qytetin e Përmetit prej nga ishin me origjinë. /a.y/noa.al

Vetëflijimi i nënë e bijë, kush janë viktimat dhe çfarë u zbulua

“Ju nuk e dini çfarë sakrificash kemi bërë ne për të arritur ringjalljen”, fjalët tronditëse të vajzës që humbi nënën dhe motrën

Nënë e bijë u gjetën pajetë, flet banorja e pallatit: Kisha disa ditë që nuk i kisha parë

Nënë e bijë të vdekur në Tiranë, Ngjarja në Kombinat, Drejtori i Policisë: Nuk ishin ushqyer ditët e fundit