Transmetuar më 03-07-2020, 13:45

Një person është plagosur me kaçavidë, si pasojë e një konflikti të ndodhur në plazhin e Durrësit.

Ngjarja është shënuar pasditen e së enjtes, ku si i dyshuar për ngjarjen është plagosur një djalë 17 vjeç.

I dyshuari është A. M., 17 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet se në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me kaçavidë, në pjesën e krahut, D. V., 31 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. /a.y/noa.al