Transmetuar më 03-07-2020, 15:35

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhe-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre.

Në këtë ngjarje janë përshirë tre automjete dhe një motoçikletë që janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motorit ndodhet në Spitalin e Lezhës në gjendje kritike për jetën.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që shikoni në foto.