Transmetuar më 03-07-2020, 16:16

Një shqiptar i shumëkërkuar është arrestuar nga auoritetet policore të Italisë.

32-vjeçari Vullnet Daci, u vu në pranga nga karabinierët në Fasano, një qytezë pranë Barit.

Sipas medieve vendase, i riu ishte pjesë e një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Shqiptari kishte qenë pjesë e grupit, ku kishin marrë pjesë 37 persona, shqiptarë e italianë, në operacionin e koduar “Kulmi”, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Në momentin e aksionit të policisë, 32-vjeçari ka qëlluar me armë në ajër, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar.

Vullnet Daci, pasi procedurave të kryera nga policia, është dërguar pranë stacionit policor së Barit, në dispozicion të gjykatës. /k.k/noa.al/