Transmetuar më 03-07-2020, 17:56

Aktorja e njohur turke Farah Zeynep Abdullah, u bë e njohur në Shqipëri nga seriali “Kurt Seit dhe Sura”

Ajo ka zgjedhur edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, që pushimet t’i kalojë në bregdetin tonë.

Pak orë më parë, Farah ka postuar në Instagram disa foto nga Saranda ku ndodhet në mbrëmje, e ulur në shezllon dhe duke shijuar qytetin.

“Sarandë”, shkruan aktorja krah fotove që kanë marrë shumë like dhe komente.

Aktorja ka mbi 1 milion ndjekës, ndërsa në Instastory Farah ka bërë një tjetër status ku përshëndet shqiptarët me flamurin kuq e zi dhe një zemër. Krahas  këtij postimi, aktorja shkruan Shqipëri dhe lë të kuptohet se i pëlqen shumë vendi ynë.

Ajo shoqërohej në Sarandë nga qeni i saj.

/NOA.al