Transmetuar më 03-07-2020, 17:58

Ky lajm vlen për gratë të cilat janë shtatzëna në kohë pandemie.

Po ju japin disa këshilla se çfarë duhet të keni kujdes gjatë kësaj periudhe.

E rëndësishme është që edhe nëse nëna është e prekur me koronavirus, fëmja nuk mund të infektohet pa lindur.

Edhe për gratë shtatzëna, si për gjithë të tjerët këshilla kryesore është higjiena. Është shumë e rëndësishme larja e duarve me sapun për 20 sekonda. Shmangni prekjen e syve, gojës apo hundës dhe gjithashtu njerëzit.

Distancimi social është shumë i rëndësishëm për pakësimin e përhapjes. Hidratohuni dhe pushoni mjaftueshëm për të forcuar sistemin imunitar.

Nëse nëna zbulon se është e prekur nga coronavirusi, a duhet i porsalinduri të rrijë larg saj?

Disa përfaqësues të mjekësisë në Kinë apo SHBA rekomanduan izolimin e të vegjëlve nga nënat e tyre të infektuara, të tjerë, përfshi këtu OBSH-në, këmbëngulin që nëna të ushqejë të voglin me gji, por duke marrë masa, si vendosja e një maske.

Më shumë se 200 milionë gra shtatzënë në të gjithë botën janë një risk potencial për t’u infektuar me Covid-10 dhe studimet janë ende në fillimet e tyre përsa i përket nivelit të rrezikut që paraqitet tek to apo tek të porsalindurit.

Lajmi i mirë në gjithë këtë, është se Covid-19 deri më tani nuk ka shkaktuar asnjë komplikim tek fëmijët, përfshi këtu të sapolindurit.

Studime të shumta kanë treguar se foshnjat mund të jenë të infektuar edhe pa qenë fare të sëmurë. /k.k/noa.al/