Transmetuar më 03-07-2020, 18:26

U arrestua në Bari, pasi akuzohet për të shtënat me armë në një lokal të mbushur me njerëz në qendrën historike të Fasano.

Ngjarja dyshohet se ndodhi, pas një mosmarrëveshje qe kishte pasur shqiptari Vullnet Daci me disa nga njerëzit e pranishëm në atë ambjent.

Mediat fqinje shkruajnë se Daci u arrestua në banesë pas ndjekjes së policisë së Barit.

Pas arrestimit, 32-vjeçari shqiptar akuzohet për mbajtjen e paligjshme të armëve të zjarrit dhe të shtënat me armë në vende publike.

Shqiptari i arrestuar akuzohet edhe për pjesëmarrje në një organizatë, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të kokainës dhe marihuanës. Vullnet Daci siaps hetimeve ishte pjesë e grupimit kriminal, ku u arrestuan pak ditë më parë 37 persona, shqiptarë e italianë, në operacionin e koduar “Kulmi”.