Transmetuar më 03-07-2020, 18:37

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e mëparshëm të KPK, i cili shkarkoi nga detyra prokurorin Artan Bajrami.

KPA dha vendimin përfundimtar sot për shkarkimin e kreut të Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi më 14 shkurt të vitit 2019, Bajramin.

U  konstatua vetëm një problem me justifikimin e një vlere prej 1.5 mln lekësh, për të cilën ai tha se ia kishte marrë hua baxhanakut.

Por edhe kjo shumë u sqarua nga komisioni, që sipas verifikimeve prokuori kishte aftësi për të paguar këtë shumë të ardhurash.

Prokurori që ka drejtuar Apelin për Krime të Rënda për 15 vitet e fundit nuk do të jetë më pjesë e sistemit, pas këtij vendimi.

/NOA.al