Transmetuar më 03-07-2020, 18:48

Në vendin tonë sot u shënua një shifër rekord të infektuarish me Covid-19.

Lidhur me numrin alarmant prej 90 të infektuarisht, shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët.

Duke qenë se shifrat po luhaten, duke ardhur vazhdimisht në rritje, madje sot u shënuan si asnjëherë që nga rasti i parë i konstatuar në vendin tonë, plot 90 të infektuar në vend, shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka udhëzuar të gjithë shqiptarët, që të respektojnë rregullat që të parandalohet një përhapje më e madhe e koronavirusit.

Sipas tij duhet të mbahet maska në ambientet e mbyllura, të mbahet distancë 1.5 metër, të zbatohen rregullat e higjinës. Madje, duke marrë parasysh se ka kudo njerëz të papërgjegjshëm, ai u tha qytetarëve të ruhen dhe të mos i lejojnë ata t’i shkelin këto rregulla bazë në këto ditë kritike, për vendin dhe gjithë botën.

Mesazhi i Skënder Brataj:

"Shqiptar kudo ndodhesh !! Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:

Mbaj maskën në ambientet e mbyllura

Mbaj distancën 1.5 metër

Zbato rregullat e higjienës

Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

Dr. Skender Brataj

/NOA.al