Transmetuar më 03-07-2020, 19:39

Dy të rinj nga Shqipëria janë arrestuar nga policia italiane, pas tentatitës për të vjedhur një apartament në rrugën Boero të Xhenovës në Itali. Ata janë të moshës 20 dhe 28 vjeç, por plani i tyre nuk shkoi sipas parashikimit.

Ishte një vajzë e cila denoncoi faktin se kishte parë dy shqiptarët që njëri bënte roje në rrugë dhe tjetri ishte ngjitur nga përmes një tubi uji dhe kishte zbritur në ballkonin e një apartamenti, raportojne mediat fqinje.

Kur shqiptarët e panë se u diktuan nga vajza e re, u larguan menjëherë, por përshkrimi i saktë i saj i lejoi oficerët të gjurmonin dy të arratisurit.

Pas arrestimit nga policia, shqiptarët që ishin pa dokumente, u shoqëruan në komisariatin e policisë. /k.k/noa.al/

Në galeri foto nga arrestimi i një prej të dyshuarve dhe vendngjarjes.