Transmetuar më 03-07-2020, 22:22

Ishte kjo një nga ngjarjet më tronditëse për shoqërinë tonë. Zhaneta Josifi 56-vjeçe, dhe vajza e saj, Anisa Josifi, 30-vjeçe, do të prehen në banesën e fundit, në qytetin e tyre të origjinës, Përmet.

Pasditen e sotme në lagjen ku ato jetonin dikur janë afishuar edhe lajmërimet e ndarjes së tyre nga jeta, me njoftimin se ceremonia e varrimit të tyre dot të bëhet ditën e nesërme, ora 12:00.

Ato u vetëflijuan në banesën e tyre në Kombinat, pasi kishin qëndruar për ditë me radhë pa ngrënë. Nënë e bijë ishin besimtare sekti fetar dhe tentuan vetëvrasjen, me qëllim ringjalljen.

Historia e tyre bëri jehonë edhe për faktin se Anisa dyshohet se kishte ndërruar jetë disa muaj më parë, teksa trupi i saj u gjet gjysëm i dekompozuar.

Nëna dhe motra e saj e lyenin trupin e saj më vaj dhe uthull që mos mbante erë të rëndë.

E ëma e vajzës, Zhaneta dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë.

Vajza tjetër Blerta pasi u gjet në gjendje të rëndë brenda banesës,  u dërgua në spital në gjendje të rëndë në spital.

Policia u lajmërua nga nga vëllai i Zhaneta Josifit, ndërsa nënë e bijë kishin shkëputur kontaktet me të afërmit e fqinjët.

Kohë më parë kryefamiljati i familjes Josifi kishte ndërruar jetë, duke u vetëvrarë.

Bashkëshorti i Zhanetës kishte ndërruar jetë 6 vite më parë, ndërsa vajzat me nënë e tyre ishin zhvendosur në lagjen e Kombinatit para 2 vitesh.

Policia po heton disa shënime fetare që u gjetën në banesë, të cilat dyshohet se i kanë shtyrë vajzat dhe nënën e tyre drejt këtij vendimi të rëndë, por gjithashtu besohet se ndikim mund të ketë pasur edhe depresioni. /NOA.al