Transmetuar më 03-07-2020, 23:19

Një ndër studiueset më të njohura shqiptare, edhe në perëndim, Mimoza Hafizi, shpalli pak ditë më parë kandidaturën e saj për rektore në Universitetin e Tiranës, vendim ky i papritur.

Hafizi, një pedagoge dhe shefe departamenti e njohur te Shkencat e Natyrës, ka pasur edhe një karrierë të gjatë politike, si deputete e PS-së, por edhe si ish-zv.ministre Arsimi.

Hafizi foli për arsyen se pse vendosi të hedhë kandidaturën, për të marrë drejtimin e universitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në vendin tonë, në një kohë kur prej vitesh arsimi i lartë ka shkkuar drejt një faze degradimi.

Ndrë të tjera ajo tha se data 30 korrik që është vendosur nga Ministria e Arsimit, për të mbajtur zgjedhjet, por është e pafavorshme, për shkak të Covid-19.

“Unë dua të them se nuk është në favor të trupës votuese. Nuk është në favor të studentëve që nuk janë në universitet. Në fakultet kemi vetëm studentët e viteve të fundit. Ishte parashikuar që procesi të mbaronte deri nga data 30 korrik”, u shpreh Mimoza Hafizi, e ftuar në Provokacija, "Abc News".

Aktualisht rektor i UT është Mynyr Koni, koleg me Hafizin te Shkencat. Para tij, për tetë vite, ka qenë Dhori Kule, aktualisht dekan i Fakultetit Ekonomik.

Si të mos mjaftonte hapja e universiteteve private, ku aty thjesht shiten diploma me çmime konkuruese, degradimi ka prekur edhe universitetet publike, pasi ka dyshime të forta se veç parregullsive dhe favoreve përmes ryshfetit, me notat, akordohen pa asnjë meritë, kunderjt parave edhe grada shkencore, si askund tjetër në botë. Ky fenomen konsiderohen shkatërrimtar për dijen, aq të çmuar për çdo komb që kërkon zhvillim.

Hafizi nuk i ka fshehur rezervat për drejtuesit aktualë të universitet, të cilët prej vitesh mbajnë këto poste, duke thënë se prej tyre "ka thjesht interesa".

– "Unë nuk e ndaj fare këtë mentalitet. Nuk e kuptoj se si mundet një njeri që duhet t’i përkushtohet karrierës akademike dhe të dashurojë që për 20 vjet të jetës së vet të jetë dekan ose rektor. Unë kam qenë 4 vite shefe departamenti dhe nuk e kam vazhduar më, sepse mendoj se duhet me rrotacion. Si ka mundësi këta njerëz që gjithë jetën mund të rrinë nëpër zyra dekanësh”, – tha ajo, ndërsa shtoi më tej se edhe zgjedhjet në universitete kanë degraduar.

“Më vjen shumë keq që zgjedhjet universitare kanë degraduar në këtë farë feje. Kur janë vendosur për herë të parë zgjedhjet në universitete unë kam qenë zv. ministre. Kur shoh se çfarë ka ndodhur më vret ndërgjegja. Kjo është edhe sfidë për mua. Për të treguar se demokracia mund të funksionojë në universitete”, u shpreh Mimoza Hafizi.

Nuk dihet se kë do të ketë ajo përballë dhe a do të jenë prefernca politike zgjedhjet, siç ka ndodhur rëndom gjatë viteve të fundit.

Gjatë bashkëbisedimit me Nanon, Hafizi u ndal edhe tek shkëputja e saj nga politika, pas divergjencave që pati me kryeministrin Rama.

“Mund të jetë edhe faji im sepse duhet kuptuar realiteti shqiptar dhe duhet kuptuar se janë disa parike që është shumë e vështirë që të tjerët të t’i ndjekin. Ajo që nisa ishte e destinuar të dështonte por kjo nuk do të thotë që dikush tjetër të mos e provojë”, u shreh Mimoza Hafizi.

Fizikantja dhe studiuesja e shquar në fushën e Astronomisë thotë se ka mbështetjen e mjaftueshme të trupës së ndershme pedagogjike, për të fituar me qëllim për t’i rikthyer dinjitetin që i takon universitetit. Ajo thotë se njerëzit e ndershëm në universitet  kanë mbetur në heshtje, sepse askush nuk dëshiron të dëgjojë zërin e tyre, nga "grabitqarë" të  fondeve, të cilët kanë zaptuar universitetin dhe ku vazhdojnë të bëjnë tregti me të, me qëllim për t’u pasuruar dhe bërë ndere një grupi të caktuar, që mban peng prej vitesh një ndër institucionet më të rëndësishme të dijes në vendin tonë.

/NOA.al