Transmetuar më 04-07-2020, 03:22

Dalin në dritë detaje të papublikuara më parë, në lidhje me jetën e Melania Trump, para se ajo të martohej me presidentin aktual të SHBA-ve. Një gazetar në Slloveni, i cili tregon se është ish i dashuri i Melanias, ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e zonjës së Shtëpisë së Bardhë përpara se ajo të bëhej e famshme.

Gazetari Peter Butoln (Petra Butolna) thotë se me Melanian ka qenë në një lidhje tremujore në kohën e gjimnazit në Ljubljanë. Ai pohon se ishte i pari mashkull dhe i pari i dashur për Melanian dhe tregon se ajo me të humbi virgjërinë kur ajo ishte 17 vjeçe ndërsa këmbëngul se Melania për të, ishte dashuria e tij e parë.

"Ne kemi qenë në një lidhje për tre muaj. Mbaj mend se shkolla kishte mbaruar dhe kishim një verë të gjatë përpara. Në atë kohë, i gjithë grupi ynë miqësor u mblodh në Tromostovlje në Ljubljanë. Melania erdhi me miqtë e saj. Më pas ne nisëm arsimin parauniversitar dhe ajo nisi një të tillë për dizajn”, është shprehur gazetari.

Më tej ai shtoi se është takuar një herë me Melanian në apartamentin e saj, në të cilën jetonte me motrën katër vite më të madhe.

“Ishte një apartament i vogël, me një dhomë gjumi. Ajo jetonte atje me motrën e saj Ines, e cila ishte katër vjet më e madhe. Melania kishte ardhur dhe ajo në apartamentin tim dy herë. Ishte e bukur dhe shumë e re. Asaj nuk i pëlqente të dilte vazhdimisht, nuk pinte alkool si vajzat e të tjera", tregon ish i dashuri.

Ai thotë se shkak për ndarjen e tyre është bërë fillimi i ushtrisë nga ana e tij në Jastrebarsko. "Lidhja jonë mori fund nga ushtria, pasi unë shkova të shërbeja në Jastrebarsko. Që atëherë nuk kemi komunikuar më me njëri-tjetrin”.

Melania Knauss e datëlindjes 1970, u lidh më 1998 me Donald Trump. Më herët më 1987, ajo i kishte dërguar një kartolinë ish të dashurit tashmë 47 vjeçar.