Transmetuar më 04-07-2020, 08:16

Për të gjithë ata që kanë bërë plan të pushojnë në bregdet këtë fundjavë, moti duket se do të jetë në favorin e tyre.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara në zonat malore, kryesisht në verilindje dhe juglindje.

Gjatë pasdites pritet një shtim i vranësirave fiilimisht në zonat jugore, por nesër ato do të shtrihen në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16ºC në 31ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 18ºC deri në 32ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 35ºC.

/NOA.al