Transmetuar më 04-07-2020, 08:34

Një 24-vjeçar shqiptar u arrestua në Londër, si pjesë e një operacioni të Agjensisë Kombëtare të Krimit, të koduar "Venetic", ku dëshmitar të prangosjes së tij është bërë edhe ministrja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel.

Alsi Vata, nga Deptford, zonë në juglindje e Londrës, pas arrestimit akuzohet për tentativë largimi si dhe mbajtje pa leje të një arme zjarri dhe municioni, si dhe sasira të ndryshme lëndësh narkotike, të klasit A ​​dhe B.

Ky operacion është pjesë e një hetimi që ka nisur prej vitit 2016, dhe ka për qëllim goditjen e trafikut të drogës në Britani.

Dy muaj më parë për të vënë në pranga shqiptarin një polic i infiltrua, si klient i tij. Policia monitoroi çdo veprim të shqiptarit apo edhe të anëtarëve të tjerë të organizatës.

Vata u arrestua nga oficerët e NCA, të mbështetur nga Shërbimi Policor Metropolitan, pasi doli nga një apartament në Soho, të enjten në mëngjes.

Ai do të paraqitet në Gjykatën e Leeds më 17 korrik 2020.

Zyrtarët britanikë thanë se arrestimi i shqiptarit dhe goditja e rrjetit të trafikut ku ai bënte pjesë është domethënës në luftën kundër krimit të organizuar.

NCA njihet si FBI-ja britanike. Operacioni Venetic i shtrirë në të gjithë Anglinë ka mundur të arrestojë deri më tani 746 persona, sekuestrojë 54 milion stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy ton drogë.

Kompania EncroChat në të gjithë botën kishte  60,000 përdorues dhe 10.000 në Angli.

Grupet kriminale përdornin të tillë telefona të cilësuar super të sigurta për të koordinuar dhe planifikuar vrasje rivalësh trafik droge dhe pastrim parash.

/NOA.al