Transmetuar më 04-07-2020, 09:38

Vihet në pranga një person,  i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak thanë se është arrestuar i shumëkërkuari, Alvaro Jashari.

Ai akuzohet se ka plagosur shtetasin, Henri Isai.

Ngjarja ka ndodhur më 30 maj 2020, rreth orës 20:45, në Shijak, pranë stadiumit të këtij qyteti.

Policia në një njoftim paraprak lidhur me këtë ngjarje tha se, “në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Henri Isai, 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili është jashtë rrezikut për jetën"./NOA.al