Transmetuar më 04-07-2020, 10:07

Shifrat në rritje të  të infektuarve me Covid 19, pas ditës së djeshme ku u shënua rekordi prej 90 të prekurish, kanë vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore.

Pritet të bëhët publik përditësimi i 24 orëve të fundit, ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se “sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19."

Ajo tha se, "virusi nuk bën dallim moshe”.

Ministrja e vuri theksin tek neglizhenca e qytetarëve ndaj masave të vendosura dhe distancimit social, ndaj edhe u bëri sërish thirrje qytetarëve që të mos kujtojnë se çdo gjë ka mbaruar me daljen e vendit nga izolimi.

“Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!", nënvizoi Manasterliu

"Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”, ishte mesazhi i ministres, që e shoqëroi edhe me një video sensibilizuese të Julka Gramit.

Manasterliu bëri edhe këtë apel:

Vendose maskën

Ruaj distancën

Laj shpesh duart

RuajVeten, Ruaj Të Tjerët.

/NOA.al

Unë përdor maskë, bëje dhe ti!

🔴#COVID19‼️Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe. Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz! Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet! 😷 Vendose maskën🙏🏼↔️ Ruaj distancën🧼 Laj shpesh duart#RuajVeten #RuajTëTjerët 🤜#COVID19🤛

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Vendredi 3 juillet 2020