Transmetuar më 04-07-2020, 10:34

Kryetari i Partisë Demokratike uroi festën e pavarësisë së SHBA, duke shpërndarë një postim të ambasadores amerikane Yuri Kim nga pritja që ajo rezevroi dy ditë më parë në rezidencën e saj për autoritetet më të larta të shtetit, po ashtu edhe për kreun e opozitës.

Lulzim Basha falënderon popullin dhe qeverisë amerikane për ndihmën dhe mbështetjen e pazëvendësueshme në këto kohë sfiduese për vendin tonë.

“Faleminderit ambasadore Yuri Kim për mikpritjen tuaj të këndshme. Faleminderit popullit dhe qeverisë suaj për ndihmën dhe mbështetjen e pazëvendësueshme në këto kohë sfiduese. Për të gjithë miqtë tanë amerikanë: GËZUAR 4 KORRIKUN! Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!”- shkruhet në mesazhin e liderit të opozitës, për festën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Sot festohet 244-vjetori i Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

/NOA.al