Transmetuar më 04-07-2020, 11:22

Policia Kufitare e Rinasit parandaloi dhe goditi dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi, duke sekuestruar 31 400 euro. Në pranga u vunë një turk, një austriak, si dhe u proceduan dy shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia tha se gjatë kontrollit të imtesishëm të bagazheve dhe kontrollit fizik të shtetasit M. U., banues në Turqi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në çantën e dorës së këtij shtetasi shumën 12900 euro, të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në momentin e hyrjes.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit G. Q, banues në Austri, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën në çantën e shpinës shumën 18.500 euro, të cilën ky shtetas në momentin e hyrjes në nuk e kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Policinë Kufitare Rinas, shtetasit M. U. dhe G. Q. u proceduan penalisht për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, ndërsa shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/NOA.al