Transmetuar më 04-07-2020, 11:42

Struktura e Posaçme Anti-Korropsion kërkon sekuestron e një apartament në Linzë, 133.4 m2, vlera 83 mijë  Euro, si dhe të pronave të tjera që dyshohet se janë vënë përmes aktivitetit kriminal

SPAK kërkon gjithashtu edhe sekuestron e një are, 430 m2, e përfituar me kontratë dhurimi, si dhe sekuestron e mjetit Audi 2016, për të cilin shuma e blerjes shkon në 20 mijë euro.

Mbi të njëjtin urdhër SPAK kërkon edhe sekuestron e mjetit ‘Wolswagen’, me vlerën e blerjes prej 15 mijë eurosh.

Urdhëri i sekuestros erdhi në bazë të hetimeve të kryera edhe nga autoritet holandeze, për shtetasin Ilirjan Memia.

Vlera e pronave që u dha urdhër sekuestoje sot llogaritet me qindra mijë Euro. Ilirjan Memia u arrestua në Roterdam, ku u akuzua si pjesë e një grupi kriminal, kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ky i fundit rezulton i arrestuar në Holandë në vitin 2017 për trafik droge dhe dyshohet se pronat mi ka vënë përmes aktivitetit të paligjshëm.

Pronat në Linzë zotëroheshin nga Adriatik dhe Lindita Memia, njerëz të afërm me Ilirjan Memia.

/NOA