Transmetuar më 04-07-2020, 13:32

Një sherr që degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta dhe të thikave mes disa dy të rinjve, çoi në plagosjen e rëndë të njërit prej tyre.

Ngjarja është shënuar në fshatin Hormovë të Tepelenës.

I plagosuri me iniciale A.S, 25-vjeç.

Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë të rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës.

Policia ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin me iniciale M.K, si dhe po heton shkaqet e ngjarjes.

/NOA.al