Transmetuar më 04-07-2020, 14:23

Një magazinë është djegur në qytetin e Vlorës.

Ngjarja është shënuar në lagjen “Pavarësia”.

Bëhet fjalë për një magazinë e cila përdorej si banesë për persona të pastrehë.

Fatmirësisht brenda magazinës nuk ka pasur persona kur ra zjarri.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së flakëve. /k.k/noa.al/